Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Avokati Lapaj jep alarmin: Shqipërisë po i ikin 100 qytetarë në ditë

21:55 / July 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lapaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati dhe aktivisti i njohur Adriatik Lapaj ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, në lidhje me ‘zbrazjen e Shqipërisë’, ku është shprehur se Shqipëria po perfeksionohet në eksportin e emigrantëve dhe veçanërisht atyre që janë profesionistë dhe të shkolluar.

“Ne po vazhdojmë traditën dhe po perfeksionohemi si komb që prodhojmë emigrantë. Ne bëjmë eksport emigrantësh. E para është se jemi të lodhur. Kam qenë 3-4 vjeç kur ka rënë sistemi dhe kur shikon që prindërit e tu e kaluan jetën në tranzicion dhe ti po ashtu dhe fëmijët e tu mund ta kalojnë, ti thua inshallah unë po e kap gjysmën dhe fëmijët të shpëtojnë”, tha ai.

Lapaj u shpreh se kriza aktuale që detyron shqiptarët të largohen është burim i shumë faktorëve ku përfshihet korrupsioni, mungesa e shtetit ligjor, apo përkeqësimi i shërbimit shëndetësor.

“Pasiguria juridike dhe korrupsioni e dyta. Nuk diskuton dot më për paratë kur shikon si njerëzit hidhen në erë rrugëve. Ti thua boll si mund ta lë fëmijën tim kur hedhja në erë e njerëzve është një sport i zakonshëm. Shëndetësia. Mungesa e meritokracisë, sepse kemi dështuar t’ia dalim të ndërtojmë një sistem merite. Nga një njeri që ke një karrierë të caktuar ti bëhesh zero se do kryeministri. Të gjitha këto bashkë bëjnë që Shqipëria të ketë një hemorragji shumë të madhe. Këtu s’ka vend për të ndarë fajin, është dështimi më i madh i politikës. Sot na lënë vendin 100 qytetarë në ditë, na vdesin 87 qytetarë në ditë dhe na lindin 73 qytetarë në ditë. Ne jemi minus 100 e kusur qytetarë në ditë. Më pak njerëz në ekonomi, më pak nxënës në shkollat e rretheve, më pak xhiro për bizneset. Në një vend nëse nuk ka njerëz të gjitha të tjerat shumëzohen me zero ose relativizohen. Është si në hënë të kesh një makinë të tipit të fundit, kur s’ka rrugë në hënë”, u shpreh më tej Lapaj.

lapaj qytetare shqiperise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.