Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Avokati Lapaj për sulmin ndaj “Prestige”: Kryeministri drekonte në resort, sot vepron sipas interesave të tij

22:06 / September 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adriatik lapaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Adriatik Lapaj tha se në sulmin e IKMT ndaj ambienteve të “Prestige Resort”, Edi Rama ka konsumuar vepër penale.

Lapaj, i ftuar në emisionin “Open” theksoi se Rama drekonte në resort, në një kohë, që vetë me firmën e tij si kryetar i KKT e cilësonte hotelin si “ndërtim pa leje”.

Sipas Lapajt, Rama ka konsomuar veprën penale të moskallëzimit të krimit, duke shtuar se ngjarja nxjerr dhe njëherë në dritë se pushteti vepron në bazë të interesave të veta dhe jo në interes të publikut.

“Pushteti në Shqipëri luan shumë me anën emocionale të njerëzve. Unë kam parë lejen e publikuar nga Ministria e Brendshme. Dua të theksoj se nuk jam njohur me dosjen, sepse nuk është e hapur për publikun. Në bindjen time ai që ka firmosur lejen, nuk ka firmosur leje për interesin publik. Por e kanë firmosur, po të njëjtët njerëz që kanë hedhur në mbeturina  idenë që kanë pasur më herët.

Ne si qytetarë kuptojmë se pushteti, kur i prishet interesi, nis dhe të “shqetësohet” për rërën, për detin, ndërsa më herët nuk e bënte diçka të tillë. Kryeministri shihet në disa foto teksa drekon në një “vend krimi” sipas tij, sepse ka pasur interesat e tij dhe kur i është prishur interesi, ka vepruar ndryshe. Rama ka konsumuar vepër penale, atë të moskallëzimit të krimit. Kjo sepse kryeministri ka qenë në dijeni të lejes, sepse e ka firmosur vetë si kryetar të KKT-së. Kur ka qenë në resort, do të duhej të bënte kallëzim duke qenë se e cilësonte “ndërtim pa leje”, gjë që nuk e ka bërë. Kjo sepse Rama aludon sot e na thotë se resorti, sipas tij, është “ndërtim pa leje”, deklaroi Lapaj.

adriatik lapaj IKMT Kryeministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.