Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka folur rreth çështjes së Gërdecit dhe Fatmir Mediut, që është dërguar sot për gjykim. Ndër të tjera ai ka treguar edhe për përfitimin e Shkëlzen Berishës, nga demontimi i armëve.
“Është lajm i mirë se ajo pjesë që ishte e pagjykuar Fatmir Mediu është çuar në gjyq çështja sot dhe Gjykata e posaçme do ta gjykojë atë për ‘shpërdorim detyre’ edhe si ministër dhe sipas kodit ushtarak të Republikës së Shqipërisë. Çështja e tij 321 ishte numri i dosjes, ajo ka shkuar në gjykatë tani dhe do gjykohet Fatmir Mediu.
Shqiptarët do thonë po pse vetëm ai u dërgua në gjykim?
Për t’ i qetësuar shqiptarët u themi që është ndarë çështja, pra po çohet dosja 321, ndërsa dosja 321/1 ka ngelur në SPAK dhe po vazhdojnë hetimet për të.
Ata po marrin vetëm Fatmir Mediun si pjesë e dosjes së parë.
Gërdeci është rihapur dhe ajo dosje po hetohet në tërësinë e vet se çfarë ndodhi dhe kush është implikuar në këtë krim. Në këtë kuadër është dhe dëshmia e gazetarit amerikan që është gati të dëshmojë dhe kjo është një provë e rëndësishme që do ti shërbejë këtij gjykimi.
Pse ishte organizatë kriminale?
Para se të ndodhte fatkeqësia, Shkëlzen Berisha, se ai është koka e këtij krimi, e organizoi si fillim dhe futi njerëz për ta studiuar çfarë përfitimi kishte nga demontimi i armëve.
Ka qenë Shkëlzen Berisha dhe pastaj me ndihmën e të atit Sali Berishës, motrës Argita Berisha dhe me ndihmën e njerëzve të afërt të tyre dhe duke shpërdoruar hapur detyrën me ministrin e mbrojtjes dhe me ministrin e drejtësisë se këta ishin dy kryesorët, donin të bënin dhe ministrin e financave për vete por nuk e arritën dot.
Këta pra e studiuan dhe nxorën, që nga demontimi i armëve ishte fitimi 10 miliard dollar, dhe pasi jua dhanë shifrën e saktë atëherë ata ftuan njerëzit që ta bënin këtë biznes dhe të bënin demontimin”, u shpreh avokati Beqiri në një intervistë për Dritare Tv.