Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Axhendë e ngjeshur në Komisione, Rithemelimi paralajmëron kaos, por PS vë në zbatim ”planin B”

08:28 / November 6, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1699252228 rithemelimikaosnekuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo e hënë nis me një axhendë të ngjeshur në Kryesinë e Kuvendit. Janë parashikuar 5 Komisione Parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024. Por në punimet e komisioneve, sikurse ka ndodhur përgjatë javëve, nuk normalitet.

Opozita e drejtuar nga Berisha e Bardhi, pritet të vijojnë skenarin e kaosit, për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre (mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare). Zhurma, kaosi dhe përplasjet fizike nuk kanë munguar përgjatë ditëve, por opozita ka paralajmëruar se reagimi do të përshkallëzohet.

Socialistët e kanë gati skenarin “B”, që mbledhjet t’i zhvendosin online, pavarësisht se kjo mënyrë parashikohet vetëm në situate të jashtëzakonshme. Komisioni i Ekonomisë njoftoi se mbledhja do të zhvillohet online, por pavarësisht kësaj Gazment Bardhi sërish do t’i thërrasë të tijtë në një mbledhje në orën 10 e 30 në kryesinë e kuvendit. Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Komisione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.