Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

B-2 në aksion – Fillimi, fundi apo fillimi i fundit

13:55 / June 22, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
007 510907712 10162059083398172 4851571504288758236 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elton Metaj

Gjashtë avionët e frikshëm B-2 që u zgjuan të shtunën në mëngjes në bazën e tyre në Misuri për një udhëtim të gjatë, e mbyllën misionin duke lënë hapësirën ajrore të Iranit, pasi e “kishin zbrazur barkun” nga bombat GBU-57. Bomba të ndërtuara për penetrimin e eksplozivit edhe në bunkerë të fortifikuar nën tokë. Me urdhrin direkt të Donald J. Trump, B-2 goditën tre instalimet në Fordou, Natanz dhe Isfahan, ku dyshohet se përgatitet arsenali bërthamor i Iranit.

Për Presidentin amerikan, vendprodhimet bërthamore iraniane janë zhdukur tërësisht dhe goditjet ishin një sukses spektakolar ushtarak. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, nuk harroi të thoshte se ka ende objektiva që mund të goditen me ashpërsi e lehtësi. Një ndër goditjet e shumëdiskutuara ka qenë edhe ekzekutimi i mundshëm i Liderit Suprem, Ali Kamenei, i cili duket të ketë humbur gjurmët prej ditësh, ndërsa për Trumpin, tashmë Irani duhet të zgjidhte mes paqes dhe tragjedisë.

Është pikërisht reagimi i Iranit që do të përcaktojë çfarë ishin 6 bombat gjigande dhe 30 raketat “Tomahawk” që kaluan Oqeanin Paqësor për të “ndriçuar” qiejt e Iranit. Ishin ato fundi i programit bërthamor të Teheranit, fillimi i një lufte të ashpër me përfshirjen direkte ushtarake të Uashingtonit apo fillimi i fundit të regjimit?

Në njërën anë, alternativat përpara regjimit të lodhur në Teheran nuk janë shumë. E ardhmja duket e zymtë, me një fuqi ushtarake në konsumim dhe me një pabarazi forcash përballë aleancës SHBA-Izrael, Irani ndodhet gjithnjë e më shumë i vetmuar. Disa kërcënime qesharake nga Jemeni nuk pritet të ndryshojnë fatin e betejës ushtarake, nëse ajo do të vazhdojë me të gjithë forcën e saj.

Në anën tjetër, boshti SHBA-Izrael shfaqet gjithnjë e më i fortë. Veçanërisht njerëzit e Netanjahut duken në ekstazë pas sukseseve të arritura në terren dhe futjes së amerikanëve në operacione direkte kundër Iranit. Inteligjenca dhe ushtria izraelite po jetojnë ditët më të mira prej dekadash, duke parë thërrmimin e Iranit, pasi kanë sheshuar Hezbollahun dhe Hamasin.

Për Izraelin, nuk ka asnjë dyshim se gjithçka duhet të përfundojë me ndryshimin e regjimit në Teheran, edhe pse pakkush mund të parashikojë ç’do të ndodhë të nesërmen e largimit të Liderit Suprem. Gjithashtu Shtëpia e Bardhë e ka ashpërsuar gjithnjë e më shumë qëndrimin ndaj regjimit dhe klasifikimi i Iranit si shteti kryesor që sponsorizon terrorizmin në botë flet qartë për këtë.

Pikërisht në hartën e e komplikuar të planeve, goditjeve e reagimeve, përfshirja amerikane në konflikt duket se nuk do të kënaqet vetëm me përfundimin e programit bërthamor të Iranit dhe disa inspektorë ndërkombëtarë, të cilët me lejen e kryeajatollahut bëjnë vëzhgime të impianteve bërthamore. Ky është një trofe shumë i vogël për t’i detyruar gjashtë B-2 të lënë strofkullën e tyre në zemër të Amerikës për të marrë fluturimin drejt Lindjes së Mesme dhe hedhur mijëra tonelata bomba.

Sulmet në Fordou, Natanz dhe Isfahan duket se janë vetëm një hap tjetër drejt fundit të regjimit në Teheran. Mënyra si do të reagojë Irani do të bëjë që ky të jetë një fund i shpejtë dhe i dhimbshëm apo një stërmundim i lodhshëm drejt fundit, që tashmë dihet.

aksion Elton Metaj fillimi fundi SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.