Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 gusht) në Tiranë, ku një mësues amerikan, Mathew James Werts, mbyti gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, dy qentë dhe më pas veten.
Policia në banesën e 55-vjeçarit ka gjetur një letër të lënë nga vetë ai.
Në letrën e tij, ai shkruante: “ “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.” Ky ishte mesazhi i fundit i lënë nga Werts për babain e tij.
Sakaq, policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që i shtynë Werts në këtë veprim makabër.
