Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është surprizuar gjatë iftarit të organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve. Nga Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Spiropali feston sot ditëlindjen dhe Baba Edmond Brahimaj, duke zbuluar këtë fakt për të pranishmit, i ofroi atyre tortën e përgatitur me këtë rast, teksa uroi edhe kryetaren e Kuvendit.
“Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla”, tha Baba Mondi.