Policia ka marrë në pyetje Islam Ismailin, babain e 29-vjeçarit që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës së ish-deputetit socialist, Armando Prenga dje në Kurbin.
Gjatë deklaratës së tij në polici ka thënë se është dhunuar nga vëllai i ish-deputetit gjatë numërimit të votave në KAZA-në 15 në Kurbin.
Sa i përket ngjarjes, Ismaili tha se nuk është në dijeni nëse djali i tij është autori i atentatit, duke shtuar më tej se nuk ka asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij.
Gjithashtu në pyetje, policia mori dhe Arben Prengën, vëllanë e Armando Prengës, i cili pranoi konfliktin me babanë e Fatbardh Ismaili, por shtoi se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë kishte ndodhur në aksin të Fushë-Kuqes, ku Armando Prenga u qëllua me armë.