Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja në një intervistë për emisionin “Opinion” ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
Rrapa thotë se pas ngjarjes ai personalisht nuk ka pasur kontakt me edukatoren, por ka pasur vetëm një komunikim të saj me bashkëshorten e tij, mamanë e 3-vjeçarit.
Babai i 3-vjeçarit shprehet se sipas kërkimeve që ai ka bërë edukatorja nuk është larguar nga Shqipëria, pasi është shpallur në kërkim nga policia. Ai u bëri thirrje të gjithë prindërve që të denoncojnë rastet e dhunës së fëmijëve të tyre nëse janë në të njëjtën situatë.
Blendi Fevziu: Po me edukatoren vetë arrite të flisje pasi more videon?
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Në bazë të kërkimeve të mia edukatorja nuk ka dalur nga Shqipëria.
Blendi Fevziu: Jo jo a arrite të flisje në ato momentet e para?
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Jo nuk kam folur. Ka folur vetëm bashkëshortja ime pastaj kanë filluar telefonatat..
Blendi Fevziu: Çfarë i ka thënë bashkëshortes tuaj?
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Nuk janë të vërteta, sepse kamerat i pashë vetëm unë fillimisht…
Blendi Fevziu: Domethënë ti i ke gjetur kamerat vetë, ke zbuluar vetë dhunimin e fëmijëve jo vetëm të djalit tënd, ke çuar kamerat policisë dhe madje ke investiguar dhe është larguar apo jo nga Shqipëria…
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Po po deri në fund…
Blendi Fevziu: Çfarë moshe kishte edukatorja?
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: 46 vjeçe në mos gaboj.
Blendi Fevziu: A kishte pasur precedent të tillë?
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Në bazë të kërkimeve të mia ka pasur një kopësht me motrën e vet dhe nuk janë rastet e para. Dua t’ju bëj një thirrje edhe prindërve, mos ngurojnë të denoncojnë rastet e fëmijëve të tyre sepse po tolerova unë, po toleroi një prind tjetër këto raste do të kemi. Nuk është vetëm rasti i Priamit.
