Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Babai i Hysajt flet për të ardhmen: Ancelotti është një garanci për ne

18:23 / January 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elseid Hysaj po e vuan shumnë faktin që në këtë sezon po lihet në stol nga trajneri Carlo Ancelotti. Shtatë herë në stol në kampionat, e gjithsesi shkodrani është i shtati në renditjen e lojtarëve më të aktivizuar te Napoli në kampionat, ndërsa më shqetësues është minutazhi i tij në Champions League, sepse mbrojtësi i Shqipërisë luajti vetëm 148 minuta në fazën e grupeve.

Kjo ka bërë që të shtohen dyshimet se Napoli po përgatitet për divorcin me mbrojtësin 24-vjeçar, i cili ka vite që ndiqet me kujdes nga disa prej klubeve më të rëndësishme në Europë. Chelsea, në radhë të parë, sepse aty është Maurizio Sarri, i cili e ka ndër të preferuarit e vet Hysajn.

Spekulimet e shumta mediatike kanë shqetësuar jo pak babain e Hysajt, Gëzimin, i cili kërkon të sqarojë situatën e të birit, edhe për faktin se vetë Elseidi flet shumë rrallë në media dhe më shumë ekspozohet agjenti i tij, Mario Giufreddi.

“Për sa i takon ndeshjes mungesës në transferten e Milanos, ajo ka ardhur për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë. Me këtë dua të hedh poshtë cdo lloj spekulimi që është bërë në lidhje me mungesën e Hysajy ne ndeshjen e kupës me Milanin”, shprehet babai i Hysajt, i cili flet edhe për të ardhmen e të birit.

“Ne kemi besim tek Ancelotti, Hysaj nuk e ka mendjen tek rinovimi dhe ndihet mirë tek Napoli. Hysaj është nën kontrate deri në 2021 dhe do të përpiqet të japë më të mirën e tij. Duke e njohur djalin tim dhe aftësitë e tij, jam i bindur se së shpejti do të arrijë në nivelet e tij. Elsi ka luajtur 5 vite në Serinë A dhe nuk besoj se tani duhet te vëmë në dyshim kapacitetet e tij. Që në kontaktet që kemi pasur me Ancelotti-n, ai ka thënë se beson tek Elsi dhe unë nuk dua të vë në dyshim fjalën e një trajneri si ai”.

Po zërat për transferim te Chelsea? “Zëra në merkato ka pasur, si Chelsea apo ndonjë skuadër tjetër, por Hysaj mendon të luajë te Napoli. Pjesa tjetër i takon klubit, nëse Napoli dëshiron rinovimin, ne jemi këtu dhe të luash tek Napoli është kënaqësi. Për ne të jetosh në Napoli është si të jetosh në Shkodër, pasi nga eksperienca ime në 3 vite në Napoli, kam vënë re që mes napoletanëve dhe shkodranëve ka shumë gjëra të përbashkëta”.

A është Hysaj i bezdisur nga spekulimet në media? “Elseidi nuk u kushton rëndësi atyre që dalin në media. Ai, ashtu si Strakosha, Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ndoj e të tjerë, është një nga ambasadorët e Shqipërisë në Itali e Europë dhe duhet të jemi krenarë për gjithçka bëjnë, si shqiptarë”.

Babai hysaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

E rëndë në Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

11:57 / January 30, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Babai plagos me thikë vajzën në Durrës

10:21 / January 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.