I qetë dhe aspak i penduar u shfaq para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Selman Alija, i akuzuar për vrasjen e të atit, Fejzi Alija, në Dhjetor të 2017. Vrasja në familjen Aliaj, e cila jeton në rrethinat e Shkozës, më e rëndë se makabriteti që e përshkonte, pati shkaktuar tronditje në opinionin pulbik, për shkak të motivit që çoi në këtë krim.
Siç dëshmoi të martën në sallën e gjyqit prokurori i dosjes së 29-vjeçarit Selman Aliaj, i cili mësohet se vuan nga disa probleme me pragun e dëgjimit dhe të të folurën, ngjarja ka ndodhur për motive morale. Nervat e të riut duket se nuk kanë mbajtur më, pasi i ati, siç ka dëshmuar i pandehuri, i ka kërkuar që pasi i biri të martohej të ndanin sëbashku intimitet me gruan e të birit, pasi Fejzi Aliaj ishte pa bashkëshorte, raporton Klan.
Ai ishte divorcuar disa herë për shkak të natyrës konfliktuale që kishte. I riu ka dëshmuar para grupit hetimor se kjo ka qenë arsyeja që e ka çuar në goditjen me mjete të forta të atin. Më pas ai e ka hedhur trupin e të atit në ujërat e liqenit të Farkës.