Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Babalja”, Bardhi në gjykatë: Hetimi pa rezultat, përdorim politik nga Prokuroria

13:10 / September 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi gjykate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paraqitur sot në gjykatë për të dhënë dëshminë për çështjen “Babalja”. Ai tha se edhe pse ka kaluar një vit, asnjë rezultat nuk ka nga hetimet.

Bardhi tha se nuk ka marrë asnjë kërkesë për të shkuar forcërisht në gjykatë dhe se e ka marrë vesh nga mediat se duhet të paraqitet më 4 shtator në orën 12.00.

Ai tha për mediat se nuk e ka takuar asnjëherë Fredi Alizotin, teksa ky i fundit ka pretenduar të kundërtën. “Nuk pati asnjë përballje, zotëria pretendoj se rastësisht e kam takuar. E gënjeshtër. Unë atë zotëri e shikoja për herë të parë në sallën e gjyqit dhe nuk jam takuar kurrë me të. Ndryshe nga rasti i Albert Veliut i cili siç shpjegova jam takuar darkën e ditës kur ne kemi bërë denoncimin publik mbi përfshirjen në trafik droge të vëllait të ministrit të brendshëm të asaj kohe, zotit Fatmir Xhafa”, shpjegoi Bardhi.

Ai tha se çdo denoncim i bërë nga PD ka pasur përdorim politik nga prokuroria. “Çdo denoncim që ka bërë PD me përdorim politik nga prokuroria e kësaj çështje me qëllim të vetëm të mbrojtjes për vëllain e ish ministrit të brendshëm vijon sot e kësaj dite”, ka thënë ai.

Lidhur me hetimet per dosjen ne fjale kujtojme se Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm vetëm Fredi Alizoti pasi ish-deputeti Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, gjithashtu i pandehur, mungonin.

Gazment Bardhi\
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.