Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Babalja bis” që fabrikoi akuzat ndaj Veliaj dhe heshtja e shumicës së shtypit

21:16 / September 30, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1758636101 1758636072Veliaj99
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Sot në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar një seancë gjyqësore mes Erion Veliajt dhe një biznesmeni italian të quajtur Gabriele Tarroni Longinotti. Veliaj e ka paditur në gjykatë qytetarin italian pasi dy vjet më parë ai ishte përdorur nga televizioni i familjes Berisha për të bërë deklarata kundrejt pagesave të premtuara ndaj tij, duke ilustruar skenarë të gatshëm për t’i recituar. Këtë e ka bërë dy herë: njëherë tek emisioni “Piranjat” dhe njëherë për një gazetar të “Syri”, që e ka intervistuar në Dubai.

Sot para gjykatës, qytetari italian ka depozituar një deklaratë noteriale ku jo vetëm pohon se nuk e ka takuar kurrë Veliajn, por gjithashtu pranon se të gjitha deklaratat i ka bërë kundrejt premtimeve për pagesë nga televizioni “Syri TV” i Shkëlzen Berishës.

Pra, kemi procesin e parë gjyqësor në Tiranë që provon fabrikimin e provave kundër Veliajt. Koha e transmetimit përkon me kohën kur ishte bërë dhe “denoncimi” anonim ndaj tij në Gjykatë.

Më poshtë janë dy linket e intervistave të paguara nga Syri TV me të ashtuquajturin biznesmen, i cili sot pranon se ishin deklarata të bëra nën premtime financiare:

https://www.youtube.com/watch?v=7llU2X96l_k&ab_channel=SYRITV
https://www.youtube.com/watch?v=KEn3EnLPKMI&t=508s&ab_channel=SYRITV

Deklarata e tij para gjykatës thotë:

“Unë, Gabriele Tarroni Longinotti, në vitin 2023 kam dhënë dy intervista për gazetarët e programit ‘Piranjat’, të transmetuara nga televizioni ‘Syri TV’ në Shqipëri, dhe të publikuara gjithashtu në faqen e internetit të ‘Syri TV’ dhe në kanalin e tyre në YouTube… Në lidhje me të gjitha deklaratat e mia për zotin Erion Veliaj në këto dy intervista, si dhe për deklarata që nuk i kam dhënë asnjëherë gazetarëve apo publikut, por që më pas janë transmetuar nga i njëjti program televiziv, unë deklaroj:

Nuk e kam parë kurrë zotin Erion Veliaj të shkojë, vetëm ose në prani të personave të tjerë, në Itali apo të takojë dikë atje, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të kishte lidhje me çështjen e inceneratorit;

Nuk e kam takuar kurrë zotin Erion Veliaj, as personalisht as në prani të personave të tjerë, as në Itali dhe as në Shqipëri, as te ‘Çokolatini Italiane’ as te ‘Tribe’, dhe nuk kam komunikuar kurrë me të, as personalisht, as përmes personave të tjerë, as me telefonata, mesazhe apo ndonjë formë tjetër komunikimi;

Nuk kam dijeni dhe as prova që zoti Erion Veliaj të ketë marrë pjesë ose të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;

Të gjitha deklaratat që kam dhënë lidhur me zotin Erion Veliaj, në intervistat e dhëna prej meje për programin ‘Piranjat’ në ‘Syri TV’, si dhe ato që kam lënë të nënkuptohen, janë të rreme dhe janë dhënë prej meje në këmbim të premtimeve nga ana e këtyre mediave televizive dhe nga persona pranë tyre për përfitime financiare.”

Kjo është panorama e një “Babale” të re nga televizioni i familjes Berisha. Ky inskenim u pasua nga 47 protestat e famshme para Bashkisë së Tiranës, ku merrte pjesë Adriana Kalaja, Belua dhe 20 policë bashkiakë.

Ajo që është interesante sot, është fakti që ky lajm, i cili përbën një skandal të rëndë politik dhe mediatik, është totalisht i izoluar nga faqet e shtypit shqiptar dhe televizionet e mëdha shqiptare. Asnjë lajm, asnjë koment. Ndërkohë, janë të gjithë të shqetësuar se kush ka qenë në Aruba në takim me Artur Shehun, një vlonjat demokrat mik i Sali Berishës, që ka bërë të mundur vizitën e parë të Berishës në Vlorë në vitin 2000, duke i vënë në dispozicion njerëzit e tij dhe që më pas ka qenë gjithnjë sponsor i PD. Vëllezërit Osmani nese kanë qenë, janë po ashtu sponsor të familjes Berisha. I keni në foto me Zenin dhe Arminen ngado.

Censurimi i këtij lajmi dhe shmangia e tij nga shtypi dhe debati politik tregon shumë për gjithë procesin e fabrikimit të akuzave ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Sot, Sali Berisha tërheq zvarrë gjithë median që të flasin për një takim imagjinar mes një banditi vlonjat të PD, për të cilin Berisha dyshon se e ka tradhtuar duke u përqafuar me një ish-ministër të PS, për t’ia qarë hallet e tokave në Vlorë. Ndërkohë, vetë është kapur në flagrancë duke fabrikuar një ngjarje të paqenë, siç është “takimi” imagjinar i Veliajt me një biznesmen italian, në Tiranë, dhe të gjithë heshtin.

Madje edhe SPAK-u, që vrapon pas çdo sinjalizimi anonim për Veliaj, tani që del një njeri dhe thotë “kam gënjyer, sepse më ofruan lek”, hesht. Të paktën tani duhet të ishin marrë të pandehur autorët e falsifikimit të ngjarjes dhe premtuesit e parave. Ndoshta gazetarët nuk kanë faj, se nuk i kanë ditur prapaskenat. Por botuesit dhe pronarët e TV-ve patjetër, derisa kanë premtuar para. Edhe pse mund të mos ti kenë premtuar nga xhepat e tyre.

akuzat babalja fabrikoi Mero Baze veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.