Ervin Salianji ka nxjerrë të tjera përgjime sipas të cilit bëhet fjalë për përfshirjen e policisë me trafikantët që ndodhet në dosjet e prokurorisë për rastin “Babalja”.
Në një konferencë për mediat, Salianji thotë se bëhet fjalë për komunikim telefonik mes drejtorit të policisë së Fierit dhe Fredi Alizotit, ai që ka marrë përsipër se ka bërë zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.
Ish deputeti i DP-së thotë se policia është vënë në shërbim të trafikantëve, teksa thotë se në sy bie dhe numri i Taulant Ballës, tri ditë para se Alizoti të thoshte se është ai që bën zërin e Xhajfat.
