Një ngjarje shokuese vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një burrë nga Alabama dhe djali i tij kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë pas një mosmarrëveshje rreth një qeni, të cilin i riu e kishte vrarë pasi po sulmonte një fëmijë.
Sipas mediave vendase, Kelvin James Coker, 60 vjeç, zbuloi se qeni i tij ishte qëlluar të shtunën. Më pas 60-vjeçari shkoi në shtëpinë e të birit 32-vjeçar, Kelvin Nicholas Coker, ku hapi zjarr duke goditur djalin.
Nicholas iu përgjigj zjarrit me një armë gjahu, duke goditur babanë e tij në qafë. Të dy vdiqën nga plagët e shkaktuara.
Sipas autoriteteve Nicholas hapi zjarr ndaj qenve të familjes, pasi njëri prej tyre sulmoi vajzën e të dashurës. Dy nga qentë u vranë, ndërsa njëri prej tyre i përkiste James.