Për Luan Baçin, Enkelejd Alibeaj do të mbahet mend në histori si njeriu që i ka bërë më shumë dëme Partisë Demokratike.
Deputeti demokrat tha në një intervistë në “Euronews Albania” se Alibeaj është i shitur te kryeministri Edi Rama.
“Është për të ardhur keq kur themi do mbledhë Alibeaj forume. Forumet e Alibeajt janë inekzistente, për arsye se të gjitha ata që kanë qenë, janë larguar. Alibeaj çfarë ka bërë tashmë? Ka gjetur individë pa lidhje fare, i ka marrë i ka regjistruar, u thotë; ju jeni Kryesi, ti je në Këshillin Kombëtar.
Ai është një amalgamë, është një trup i vërtetë. Alibeaj do të mbahet mend në historinë e Partisë Demokratike, si njeriu që ka dëmtuar më shumë Partinë Demokratike nga kushdo tjetër dhe si një njeri që absolutisht, me veprimet e tij të ndërgjegjshme, e dëmton Partinë Demokratike dhe i shitur te Edi Rama kokë e këmbë”, u shpreh Baçi.