Presidenti Bajram Begaj ka takuar në këtë ditë të veçantë shkrimtarin Ismail Kadare.
Në 87-vjetorin e ditëlindjes, Begaj e ka vizituar mjeshtrin e letërsisë shqipe në shtëpi.
Ka qenë vetë kreu i shtetit i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar disa foto nga takimi.
Presidenti shkruan se Kadare është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë.
“Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letersisë shqipe, Ismail Kadare. I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë”, shkruan Begaj.