Bekim Balaj kishte një mundësi të artë për të shënuar në pjesën e parëm, por pas një ndërhyrjeje nga mbrapa gaboi. Për ‘Supersport’ ai u shpreh se ndërhyrja ishte e pastër dhe pranon se kjo humbje e penalizon skuadrën.
Rezultati 2-0 lë shihje të keqe pasi donim të nisnim ndeshjen në mënyrën më të mirë. 2-0 është rezultat që na penalizon shumë për këto eliminatore.
Rasti në pjesën e parë? E kuptova që kundërshtari ishte nga mbrapa dhe ose do shkaktonte penallti ose do të më linte të gjuaja në portë, por kontakti ishte shumë i lehtë, jo për penallti por mu largua topi nga këmba.
Arritëm të krijonim raste shënimi dhe nëse krahasojmë lojën tonë me Turqinë në të parën ishim shumë më lart. Me mundësitë që na u dhanë duhet të shënonim dhe rezultati do të ishte ndryshe”, tha Balaj.