Graciano është një nga balerinët më të njohur të TV Klan, i cili gjithashtu mori famë me pjesëmarrjen e tij në Big Brother.
Vetëm pak javë më parë Graciano deklaroi se do të largohet nga trupa e baletit “Albi Nako Dance” . Me një postim në Instagram, balerini na bën të ditur se prej kësaj të shtune e në vijim do e shohim moderator në emisionin “Mos i fol shoferit”, në televizionin Ora News.
Emisioni drejtohet nga aktorja Rudina Dembacaj dhe mësohet se Graciano do të ketë një rubrikë të veçantë të quajtur “Dance vvith Graciano”.
“Që nga kjo e shtunë, pjesë e ‘Mos i fol shoferit’ do të jetë dhe ‘Dance with Graciano.’ Vendi ku personazhet do të rrëfehen teksa kërcejnë. E para që do ta bëjë këtë është Aulona Musta që unë e dua pa fund dhe kësaj radhe ka thënë çdo gjë të mundshme!”- shkruan balerini krah videos së publikuar.