Balerini Graciano Tagani ka ndarë me ndjekësit një tjetër sukses të tijin. Ai do të jetë pjesë e jurisë në një kompeticion në Itali.
I lumtur dhe mirënjohës për këtë mundësi, ai shkruan se gjithnjë i ka adhuruar nëpërmjet ekranit personat që do t’i këtë nesër krah tij.
“I lumtur dhe mirënjohës të jem pjesë e jurisë me personat që gjithmonë i kam adhuruar ndërmjet ekrani italian dhe nesër në Romë do jem krah tyre. Mirënjohës. Shihemi nesër”, shkruan ai.
Graciano është autor dhe anëtar jurie i “Just dance” në Top Channel, ndërsa më herët ka qenë pjesëmarrës si balerin profesionist në kompeticione të mëdha në vendin tonë.