Balina Bodinaku, opinionistja e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, ka treguar emrin e banorit të saj të preferuar në këtë edicion.
Për të, Luiz Ejlli nuk është vetëm lojtari më i fortë i këtij “Big Brother”, por ndoshta më i forti ndonjëherë në këtë format.
“Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së “Big Brother”, ndoshta më i forti që ka hyrë ndonjëherë në “Big Brother”, për arsyen e thjeshtë sepse mua më duket se atij loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, ka shumë durim, nuk merr asgjë personale, asgjë nuk është më e rëndësishme për të se sa qëllimi për të cilin ai ka hyrë aty brenda. Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket dhe gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, Luizi që njohim jashtë”, shprehet Balina.