Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta dalin përfundimisht jashtë politikës më 25 prill.
“Meraku jonë është punësimi. Vëmendja jonë e veçantë në këtë mandat të ri do të jetë punësimi. Ne duhet të krijojmë një arsye pse njerëzit duhet të vijnë në Elbasan. Edi Rama është e sigurt që është një kryeministër që e ka Elbasanin në vëmendjen e vet, sepse çdo punë publike që është bërë në Elbasan, ka pasur vëmendjen e Edi Ramës. Shqipëria është një vend i vogël, por njerëzit e Shqipërisë janë ata që kanë dorë më 25 prill të caktojnë drejtimin që do të ecë Shqipëria. Prandaj vota për Edi Ramën nuk është vetëm një votë për Partinë Socialiste, është një votë për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Populli i Elbasanit, historikisht jo në këto vite por gjithmonë ka ditur të orientojë votën e vet dhe jam shumë i bindur që më 25 prill ne do të arrijmë të organizohemi pa dallim, që nga Elbasani t’i japim një mesazh të rëndësishëm, që politikanët e së keqë të gjithë politikanët e së keqes që janë bërë kundër Edi Ramës, tu japim një mesazh shumë të rëndësishëm. 25 prilli e nxjerr përfundimisht nga politika edhe Sali Berishën edhe Ilir Metën. Prandaj ne na duhet që të flasim me të gjithë. Meraku ynë duhet të jetë ëmendja që qeveria i jep Elbasanit. Elbasani do të jetë qendra e vëmendjes së qeverisë së re që merr mandatin më 25 prill.”, përfundoi Balla.