Emisioni “Real Story” në Vizion Plus ka sjellë mbrëmjen e së enjtes detaje të reja nga kampi opozitar të Kuvendit.
Moderatori Sokol Balla tha se është konfirmuar nga burime diplomatike një hap i rëndësishëm që pritet të ndërmerret.
Sipas Ballës, disa nga deputetët e rinj pritet të shpallin një parti të re politike.
Më herët Rudina Hajdari dhe Andi Tepelena kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj Bindjes Demokratike. Ndërsa disa deputetë kanë krijuar thjesht grup parlamentar.
Por që mesa duket, ditët në vijim do të themelojnë edhe një parti.