Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv, ka komentuar edhe dorëheqjen e Qazim Sejdinit nga kandidatura për mandatin e katërt si kryebashkiak i Elbasanit.
‘Zoti Sejdini ka pasur nderin t’u shërbejë qytetarëve të Elbasanit për 12 vite dhe tashmë e ka shpallur që ai nuk do të garojë më për Elbasanin dhe ne jemi në një proces konsultimi publik me qytetarët për të kuptuar se çfarë dimensioni, çfarë personaliteti kërkojnë dhe jemi shumë të gëzuar që kemi identifikuar kandidaturat e duhura’, tha Balla.