Deklaratave të gazetarit Ylli Rakipi në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 iu përgjigj kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Sipas Ballës, është e pakuptimtë të thuash që Juncer e bën një deklaratë të tillë pasi po i mbaron mandati.
“Zoti Juncer është një prej profileve më të larta të politikës europiane në 5 vitet e fundit. Ka qenë kryeministër i Luksemburgut, kandidat për komisioner i PPE në zgjedhjet e vitit 2014, një prej figurave më të larta të së djathtës europiane ku aderon edhe PD e Shqipërisë. Është e pakuptimtë të thuash e ka mbaruar mandatin. Ai është në atë detyrë të paktën deri në 1 Nëntor. Mund të jetë edhe përtej 1 Nëntorit”,- tha Balla.
Socialisti shtoi se jo vetëm që nuk duhet të habitet njeri me qëndrimin e Juncer, por duhet të presin një qëndrim në një linjë të tillë edhe nga SHBA.
“Në orët që do vijnë edhe SHBA, do ketë një qëndrim të qartë në këtë linjë”,- tha ai.