Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla flet për gjyqin e vulës së PD në 3 mars: Kujt i djeg miza, le ta mbajë

21:57 / February 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me anë të një lidhje me video në emisionin ‘Top Story’, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka mbrojtur dhe argumentuar veprimet e tij në Kuvend gjatë seancave të fundit, ndërsa drejtuesja e emisionit Grida Duma ka kundërshtuar Ballën, që e cila bëri të ketë debat mes tyre.

Taulant Balla u shpreh se nuk ka asnjë interes në lidhje me problemet e brendshme të PD-së, dhe në lidhje me deklaratën e tij se më tre mars do të përfundojnë tensionet në Kuvend, nuk ka dhënë asnjë shpjegim por u shpreh duke ironizuar “Kujt i djeg miza le ta mbajë”.

Ai insistoi duke thënë se për mbylljen e seancave parlamentare nuk ka qenë ai që ka vendosur por drejtuesja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Balla: Kujt i djeg miza nën kësulë ti djegë, përfaqësuesit e foltores që më 16 janar kanë thënë që nuk do të ketë zhvillime normale të punimeve të Kuvendit dhe kësaj i jam referuar edhe unë. Ajo situatë skandaloze që ndodh në Kuvend nuk ka për tu përsëritur, s’kam asnjë interes se kush e fiton gjyqin e çështjeve të brendshme të PD-së, ajo që ka rëndësi është që sot Kuvendi iu kthye normalitetit dhe gjithçka që ne bëmë duke zbatuar rregulloren e kuvendit, ku në çdo rast ku bllokohet foltorja pasi kryetari i kuvendit i tërheq vëmendje, sekretariati merr masa. Unë jam kryetar i grupit të shumicës dhe sipas rregullores më shumë se 7 deputetë kanë të drejtë ti drejtohen sekretariatit.

Grida Duma: Pasi propozoni ju kryetarja e mbyll menjëherë seancën, ju jeni kryetar i Kuvendit apo i grupit të Partisë Socialiste.

Balla: Gabove Grida ta kanë bërë gabim këtë, nuk je më deputetet e opozitës mos u komplekso. Kryetari i grupit parlamentar ka të drejtën ti propozojë drejtueses në aspekt procedural. Ajo ishte një seancë ceremoniale dhe i fundit që do të fliste isha unë dhe jam tërhequr nga fjala ime. Ju jeni e zonja e shtëpisë dhe mikun që keni ftuar nuk e respektoni. Unë kam propozuar që të tërhiqem nga fjala ime dhe pas fjalës time nuk kishte më rend dite. E vërteta është që Kuvendi i Shqipërisë drejtohet vetëm nga rregullorja dhe vendimmarrjet i merr kryetarja e seancës që bazohet në propozimet që vijnë. Në fund të fundit vlerësimin e bën vetëm Kryetarja.

Gjyqi grida duma Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.