Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla kundër Berishës: Rastet e përmendura janë dorëheqje politike, jo pezullime nga gjykatat

15:51 / November 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha i cili publikoi një listë ministrash të vendeve të BE që sipas tij janë pezulluar gjatë hetimeve penale. Balla theksoi se të dëgjosh leksione nga Berisha mbi vendimet e gjykatave, “është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit”.

”Duke i’u referuar qëndrimit të Kryeministrit Rama, se nuk ka asnjë rast në Europë, madje as në botë, ku një ministër të jetë pezulluar nga detyra (nuk flasim për vendim dënimi penal të formës së prerë), bufi i kënetës paska dalë sot me një listë emrash ministrash apo zyrtarësh në disa vende”,-shkruan Balla.

Për të rastet e përmendura janë dorëheqje politike, jo pezullime nga gjykatat. Në konferencën e sotme për shtyp, Berisha u shpreh se pretendimi se në Bashkimin Evropian nuk ka raste pezullimi ministrash është i rremë. Ai përmendi edhe shembullin e ish-kryeministrit rumun Ponta, i cili dha dorëheqjen sapo iu komunikua masa e pezullimit.

Postimi i plotë nga Balla

Të dëgjosh leksione nga bufi SB mbi vendimet e gjykatave, është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit. Duke i’u referuar qëndrimit të Kryeministrit Rama, se nuk ka asnjë rast në Europë, madje as në botë, ku një ministër të jetë pezulluar nga detyra (nuk flasim për vendim dënimi penal të formës së prerë), bufi i kënetës paska dalë sot me një listë emrash ministrash apo zyrtarësh në disa vende.

Asnjë nga këto raste nuk ka lidhje me rastin që duhet t’i japë zgjidhje Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Ato janë dorëheqje të natyrave dhe konteksteve të caktuara politike, por që nuk lidhen me një vendim pezullimi të ushtrimit të detyrës.

Madje, rasti i dorëheqjes së Willy Claes nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është fiks rasti se si çdo procedurë duhet të kalojë përmes Parlamentit. Willy Claes dha dorëheqjen vetëm pasi Parlamenti belg kishte dhënë autorizimin për hetimin gjatë kohës që kishte qenë Ministër në qeverinë belge.

Sa për mikun tim Viktor Ponta, ta kam thënë dhe po ta përsëris: sulmi yt i përhershëm ndaj tij lidhet me faktin që ishte Kryeministri më i hapur rumun për njohjen e Kosovës, diçka që ty s’të pëlqen, dihet, si dhëndër i Serbisë që je.

balla Berisha Gjykata pezullim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.