Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla me profesionistët në Selanik: Shqipëria ka ekonomi tërheqëse

19:50 / November 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1730568950 taulantballa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me studentë dhe profesionistë shqiptarë në Selanik.

Në këtë takim u diskutuan përshtypjet dhe planet e tyre për rikthimin në Shqipëri, duke u theksuar angazhimin për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Balla vlerësoi cilësinë e lartë të edukimit që marrin shqiptarët në Selanik dhe përpjekjet e tyre profesionale për të shkëlqyer.

“Nuk kam gjetur deri tani një që të ketë studiuar në Selanik dhe të mos jenë në një nivel shumë të mirë në aspektin profesional. Më vjen mirë që këtë vizitë në Selanik e bëj këtu, mes dhjetëra profesionistëve. Keni shkëlqyer në arsim, por nuk i keni humbur lidhjet e ngushta me Shqipërinë,” tha Balla.

Ministri Balla vuri në dukje se Shqipëria është bërë një vend gjithnjë e më tërheqës, jo vetëm për turizëm, por edhe për mundësi ekonomike dhe profesionale. “Sot Shqipëria ulet si një vend i barabartë në të gjitha tryezat ndërkombëtare ku ftohet. Shqipëria është bërë tërheqëse edhe në aspektin ekonomik. Nuk hezitoj aspak t’jua bëj ofertën për të ardhur dhe për të punuar në Shqipëri”, përfundoi Balla.

Shumë nga pjesëmarrësit shprehën interesin për t’u kthyer dhe për të investuar në fusha të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin e vendit. Ky takim vjen një ditë përpara mbledhjes së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama me diasporën shqiptare në Selanik.

balla selanik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.