Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla me të rinjtë që jetojnë jashtë vendit: 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së! Kemi nevojë për të specializuar në teknologji

16:08 / June 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d3cf7f53 4ee3 43e9 a4fb 175c9a757084
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi këtë të premte një takim me të rinj të që jetojnë e studiojnë jashtë Shqipërisë. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Balla u shpreh me tone shumë optimiste për ecurinë e vendit drejt familjes së BE-së. “Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Unë besoj se viti 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së, që është realizimi i një aspirate historike të shqiptarëve”,-tha Balla.

Nga ana e tij, ministri i ftoi të rinjtë ta shohin pjesëmarrjen në politikë si një kontribut për atdheun. “Industria e turizmit është shndërruar në një prej motorëve kryesorë të zhvillimi ekonomik, social etj. Presim që ky vit të shënojë një tjetër rekord historik të vizitorëve të huaj që vijnë në Shqipëri, rreth 14 milion, që do të thotë 5 herë më shumë se sa janë rezidentë në vend”.

Më tej tregoi se është e pamundur të përballohet fluksi i pushuesve gjatë verës, ndaj janë zhvendosur një numër punonjësish policie në zona bregdetare. Ai pohoi nevojën për djem e vajza të specializuar, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit dhe përsëriti ftesën për qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të regjistrojnë adresën e tyre.

“Pse kjo është e rëndësishme? Sepse duhet të kuptojmë me këtë shtrirje të madhe që kanë qytetarët shqiptarë, e vetmja mënyrë për të organizuar pjesëmarrjen e tyre në votime është me postë, siç e ka edhe Kosova, edhe siç e kanë edhe shumë vende. Atëherë që ne të të sjellim fletën e votimit duhet të na japësh adresën që ne ta sjellim. Kështu që edhe KQZ e ka nënvizuar këtë si një nevojë. Unë mendoj që janë pjekur të gjitha kushtet që kjo të ndodhi, por natyrshëm duhet të jetë e organizuar në atë mënyrë, që të garantojë integritetin e plotë të një procesi zgjedhor dhe besoj që edhe opozita, sepse në fund të fundit këtu duhet edhe dakordësi politike, ta mbështesë dhe të eci përpara”, deklaroi Balla.

rinia Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.