Sekretari i Përgjithshëm i
Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë në ERTV ka komentuar
gjendjen politike në vendin tonë, ku ndër të tjera ka thënë se opozita ka
djegur mandatet për tu bërë pengesë për Reformën në Drjetësi.
“Ata kanë 2 qëllime, të bëjnë çka munden për të penguar reformën, dorëzimi
i mandateve ishte përpjekje për të penguar implementimin e një reforme
historike. E dyta, përpjekja për të penguar hapjen e negociatave në Qershor.
Për të nxirë imazhin e Shqipërisë përballë vendeve të Be. Nuk ka asnjë shqiptar
sot që nuk e beson se PD dhe LSI, me hapjen e negociatave do merrnin një
shuplakë tjetër dhe kjo është përpjekja e tyre e fundit për të penguar procesin
historik drejt BE. Kryeministri ka qënë gjithmonë i gatshëm për dialog me opozitën
por pa shkelur mbi kurrizin e kushtetutës dhe të demokracisë.” ka
deklaruar Balla.
Kreu i grupit parlamentar socialist shtoi se Komisioni Europian konfirmoi
bindjen që Shqipëria ka bërë progress në forcimin e shtetit ligjor dhe
konsolidimin e administratës publike.
Balla: Opozita do të merrte një shuplakë, përpjekje e fundit për të bllokuar negociatat me BE
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment