Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla-Sefa takim me të rinjtë lushnjarë: Ndërtojeni Europën në vendin tuaj.

16:07 / April 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c19a9b57 f060 484d b1e6 dcc9e4efd305
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa kanë zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti.

Balla u është drejtuar të rinjve që ta ndërtojnë Europën këtu në atdheun e tyre si dhe ta shohin politikën si një instrument të domosdoshëm për t’u përfshirë në vendimmarrje.

“Çdo i ri dhe e re duhet ta shohë politikën si një instrument të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm për t’u përfshirë në vendim-marrje. Është e thjeshtë të thuash kjo apo ajo s’bën, ose kjo duhet ndryshuar, pa thënë si mund të bëhet më mirë. Nëse ke një ide për të ndryshuar gjërat në universitet, në komunitet apo në qytetin tënd duhet bëhesh pjesë e vendim-marrjes, mjaft më me atë shprehjen “s’dua të përfshihem”. Për ne shqiptarët dielli lind andej nga perëndon, por mos harroni duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë Europën këtu në atdheun tonë. Partia Socialiste e Shqipërisë mbetet gjithmonë partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve, të cilët shohin sot tek ne të vetmen fuqi transformimi”, theksoi Balla.

Ndërsa kryebashkiakja Sefa, njëkohësisht kandidate për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Lushnjë, tha se përfshirja e të rinjve në politike është domosdoshmëri për ndryshimin e vazhdueshëm dhe në mënyrë positive të forcave politike.

Energjia, vitaliteti, idetë e tyre i nevojiten shumë forcave tona politike si domosdoshmeri për të ndryshuar natyralisht e për tu vetëtransformuar në organizata që “prodhojnë” individe që duhet ti shërbejnë me përkushtim e profesionalizëm institucioneve publike në vendin tonë!

Eriselda Sefa Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.