Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard në institucionin e presidencës.
Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24, Balla tha se gjendja ku ka degraduar presidenti është për të ardhur keq.
“Thirrje Metës, të kthejë në shina institucionin. Borchardt ka reaguar pasi qytetarët e fyen. Ai është një përfaqësues i OSBE dhe duhet respektuar.
Ambasadori ka një histori të gjatë në Shqipëri. Gjendja ku ka degraduar presidenti, për të ardhur keq.”-tha Balla.
Arsyet e Metës për vendimin ndaj ambasadorit:
E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.
Ndërkohë që më herët, edhe në takimin e zhvilluar pasditen e kësaj të hëne me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsereteli.