Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla takon krerët e komuniteteve fetare: Harmonia ndërfetare, pasuri kombëtare

09:50 / November 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1762332336xballa 745
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe atyre fetare, si dhe për mbështetjen e veprimtarive të tyre edukative e sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se Shqipëria është një shembull unik i bashkëjetesës ndërfetare, ku myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ungjillorë jetojnë në respekt e harmoni të ndërsjellë.

“Myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ungjillorë jetojnë në respekt të ndërsjellë, duke ndarë vlera të përbashkëta si paqja, dashuria, solidariteti dhe institucioni i familjes. Kjo harmoni fetare është pasuri kombëtare dhe dëshmi e identitetit tonë europian,” shkruan Balla në postimin e tij krahas fotos me të gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare në vend.

Sipas Ballës, takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar çështje aktuale si dhe disa akte ligjore që po shqyrtohen aktualisht në Kuvend.

“Gjithmonë i nderuar të takohem me drejtuesit e komuniteteve fetare, për të diskutuar mbi nevojat për mbështetje nga buxheti i shtetit për veprimtaritë e tyre edukative, çështjet dhe problematikat e pronave të institucioneve fetare dhe mbi disa akte ligjore të cilat po diskutohen në Kuvendin e Shqipërisë. Thellësisht mirënjohës për udhëheqësinë e tyre të mençur. Feja e shqiptarit është shqiptaria.”

Ky takim vjen në vijim të debatit parlamentar mbi projektligjin për barazinë gjinore për të cilin Balla deklaroi në  mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme të martën, se amendamentet e propozura ishin në përputhje me vlerat e familjes shqiptare dhe burojnë nga traditat dhe librat e shenjtë.

“Më vjen mirë që edhe udhëheqësia e mençur e komuniteteve tona fetare, pasi u njoh me propozimet dhe amendamentet tona, vlerësoi këto formulime që burojnë pikërisht nga kjo traditë familjare,” – theksoi Balla në komision, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet fetare për të ndërtuar ligje që reflektojnë realitetin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.

harmonia krerët e komuniteteve fetare Takim Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.