Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Bashkia e Fierit me 4 nënkryetarë të rinj, riorganizim dhe digjitalizim i proceseve

15:22 / October 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 06 141359
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, prezantoi nënkryetarët e rinj të bashkisë së Fierit.

Gjatë prononcimit për mediet, Balluku theksoi se me një ekip të ri dhe të motivuar, Bashkia e Fierit është e gatshme të përballet me sfidat dhe të çojë përpara projekte ambicioze për qytetin. “Kemi prezantuar 4 nënkryetarë të rinj, si pjesë e një procesi të nisur prej disa muajsh për riorganizimin e thellë të Bashkisë, duke përfshirë ndarjen e detyrave, digjitalizimin e proceseve dhe rritjen e transparencës ndaj qytetarëve”, theksoi Balluku.

Balluku vuri në dukje se Fieri ka ndryshuar katërcipërisht, dhe se ndryshimet në administratën lokale janë të nevojshme për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të qytetarëve, duke afruar shërbimet më pranë komuniteteve dhe duke përmirësuar mbulimin territorial të Bashkisë.

Deklarata e plotë

Sot ishte një ditë e shënuar, për të thënë të drejtën, për bashkinë e Fierit. Sapo prezantuam katër nënkryetarët e rinj. Kemi nisur një proces me kryetarin prej disa muajsh për një riorganizim të mirëfilltë të bashkisë.

Pikërisht, ajo që thamë në takimin me punonjësit është që pas një pune shumë të mirë që është bërë këtu në Fier, duhet thënë që Fieri ka ndryshuar katërciprisht dhe është normale që ti sa më shumë punon, sa më shumë ngre, aq më shumë rritet kërkesa e qytetarëve.

Për këtë arsye, duhet një riorganizim i thellë dhe një ndarje e mirë e detyrave, dixhitalizimi i proceseve të bashkisë së Fierit dhe mbi të gjitha transparencë për qytetarët, diçka që kërkohet kudo sot në administratën publike dhe lokale. Besoj që me grupin e nënkryetarëve për Armandon puna do të jetë më e thjesht, territoret do të jenë më të mbuluara dhe qytetarët do të jenë më afër administratës lokale.

Bashkia e Fierit belinda balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.