Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balluku: Furnizim i pandërprerë me energji elektrike paçka konsumit rekord gjatë sezonit turistik

16:06 / August 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dk 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se paçka rritjes historike të konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror, furnizimi ka vijuar në standardet më të mira në të gjithë vendin, përfshirë zonat me interes të lartë turistik.

“E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend, edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij”, u shpreh ministrja Balluku nga salla SCADA e OST-së. Ajo tha se është shënuar një rritje rekord e konsumit të energjisë në verën e këtij viti 2025.

“Konsumi i energjisë janar–korrik 2025 është rritur me 2.2% krahasuar me vitin 2024 (41,885 MWh më shumë). Krahasuar me vitin 2023, rritja arrin në 10.3% ose mbi 184,151 MWh më shumë. Në muajt qershor dhe korrik, rritja respektive e konsumit është 21.5% dhe 30.7% krahasuar me vitin 2019 viti i fundit para pandemisë dhe krizës energjetike. Dita me konsum më të lartë në histori është regjistruar më 13 gusht 2025, me 27,995 MWh, duke kaluar për herë të parë 31 dhjetorin si dita me konsumin më të lartë në vit”, u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi edhe vështirësitë e përballuara nga sektori energjetik gjatë verës, veçanërisht për shkak të zjarreve që kanë rrezikuar nënstacione dhe linja transmetimi. Duke u ndalur në humbjet teknike në rrjet, Balluku infomoi se vijohet të shënohet rënie.

“Humbjet teknike në rrjet kanë rënë me 1.45%, duke kursyer 21,699 MWh energji. Ky kursim përkthehet në 7 milionë euro më pak humbje financiare për sistemin”, informoi Balluku. Ajo tha se ky përmirësim i performancës mbështet forcimin e sektorit energjetik dhe krijon hapësirë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas zbritjes prej 10.5% që hyri në fuqi në fillim të vitit 2025.

Ndërsa u ndal se fokus në të ardhmen do të jetë rritja e kapaciteteve dhe integrimi në tregun rajonal. Ministrja njoftoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon me nisma të rëndësishme për rritjen e kapaciteteve të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes, me qëllim përballimin e kërkesës në rritje dhe përfshirjen e plotë në tregun rajonal të energjisë.

balluku energji elektrike sezoni turistik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.