Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku inspekton punimet në Qukës-Qafë Plloçë: Hapet për qarkullimin brenda verës

18:06 / May 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 05 27 at 17.55.27
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë po punohet me ritme të shtuara për të finalizuar këtë projekt të shumëpritur. Problemet e trashëguara me këtë projekt tashmë kanë marrë zgjidhjen e duhur, ndërsa synohet që kjo vepër të jetë e aksesueshme brenda verës së këtij viti.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa inspektoi nga afër ecurinë e punimeve theksoi se “tashmë jemi në fazën finale, ku financimi është siguruar, ku të tria fazat e këtij projekti po ecin në mënyrë të konsiderueshme, duke qenë se jemi më shumë se 85% ecuri në të tre fazat e projekti”.

Gjurma e këtij aksi kalon përmes një terreni të vështirë dhe malor, ndërkohë që për shkak të motit punimet kanë avancuar me ritëm më të ulët. Tashmë me përmirësimin e kushteve atmosferike do të punohet me orare më të zgjatura. Zëvendëskryeministrja Balluku tha se për përfundimin në afatin e parashikuar në kantieret do të punojnë me dy turne.

“Brenda kësaj vere ne duam që të dorëzohet Qukës-Qafë Plloça, për këtë arsye unë kam folur me supervizorin dhe i kam kërkuar që ti qëndrojë në kokë diçkaje që është zgjidhja përfundimtare, krijimi i dy turneve operative që duhet të nisin nga herët në mëngjes dhe duhet të përfundojnë vonë në darkë, sigurisht duke plotësuar të gjitha kushtet e sigurisë në punë që është shumë e rëndësishme”, tha Balluku.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli bëri të ditur se mirëmbajtja dimërore e këtij aksi, i cili ndodhet në një lartësi të madhe, është një tjetër sfidë, por që tashmë ARRSH ka eksperiencën e duhur për të garantuar që qarkullimi të vijojë pa problematika edhe gjatë stinës së dimrit, ku kjo zonë është e njohur për reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta.

belinda balluku qarkullimi Qukës-Qafë Plloçë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.