Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Këtë vit nis puna për zgjerimin e aksit Tiranë-Durrës

13:03 / May 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur se këtë vit nis puna për zgjerimin e aksit Tiranë-Durrës.

Gjatë fjalës së saj në konferencën “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurtë”, Balluku theksoi se në të dyja anët e këtij aksi do të ketë shtim të një korsie si dhe korsinë e emergjencës duke e afruar kështu me kriteret e autostradave të Bashkimit Europian.

Belinda Balluku: Planet tona për vitin e ardhshëm janë shumë të rëndësishme. Do të nisim menjëherë nga puna këtë vit për zgjerimin e aksit Tiranë-Durrës, një aks shumë i rëndësishëm i cili sot mban peshën kryesore të trafikut, por duke pasur parasysh ndërtimin e akseve të tjera pra Thuman –Kasharit dhe më pas Kashar-Lekaj një pjesë e mirë e trafikut do të largohet nga kjo autostradë për tu drejtuar në Koridorin Blu drejt Rrogozhinës. Por duke pasur parasysh ndërtimin e ballinës ujore të Durrësit që tashmë është nisur nga puna duket edhe gjithë ecuria që kemi aty për plazhin e ri që po krijohet dhe nga ana tjetër ndërtimi i Porto Romanos ku me gjasë do të kemi edhe një bazë të NATO-s do të kërkojnë që aksi Tiranë-Durrës të jetë një aks i parametrave të rinj kështu që në të dyja anët e këtij aksi do të ketë shtim të një korsie plus korsinë e emergjencës duke e kaluar kështu në një kategori më të lartë të kritereve të autostradave të Bashkimit Europian.

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj zëvendëskryeministrja gjithashtu u ndal edhe tek problemi i trafikut, ku theksoi se në pika të rëndësishme do të vendosen tabela informuese të cilat tregojnë se si është fluksi.

Belinda Balluku: Nga ana tjetër do të vendosen në pika të rëndësishëm tabela informuese të cilat tregojnë se si është fluksi i trafikut sepse kemi vënë re që kohët e fundit të gjithë drejtuesit e automjeteve që futen në Tiranë preferojnë hyrjen nga Elbasani e cila sigurisht për shkak se jemi në proces për nisjen e të gjithë procedurave për ndërtimin e bajpasit të Elbasanit për momentin rruga kombëtare futet në një hinkë pra në pjesën që akseson autostradën Elbasan-Tiranë duke krijuar rradhë të gjata të trafikut ndërkohë që shpesh rruga që kalon nga Kavaja dhe Durrësi është më e lirë por nuk zgjidhet nga qytetari kështu që në këto raste do të ketë tabela informuese në pak të caktuara që i tregon qytetarëve se kush ështgë rruga me më pak trafik apo ku nuk ka problematika sepse përshembull Tiranë-Durrësi njihet për problematikat në aksidentet rrugore.

belinda balluku Infrastrukturës dhe Energjisë Tiranë-Durrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.