Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, me foto nga xhamia e rikonstruktuar në Allajbegi, e ndërtuar para 500 vitesh në Maqellarë të Dibrës.
Postimi i plotë
Sot u fal Kurban Bajrami në xhaminë e rikonstruktuar, në xhaminë Allajbegi, e cila është ndërtuar para 500 vitesh nga Sheh Murat Bejku, në Maqellarë të Dibrës.
Xhamia është monument kulture i kategorisë së parë shpallur në vitin 1974.
Ishte lënë në harresë dhe ishte dëmtuar. Në vitin 2024 filloi rikonstruksioni me fonde të qeverisë shqiptare i kësaj perle të islamit dhe sot u hapën dyert për besimtarët myslimanë.
Zoti na udhëzoftë gjithmonë për punë të mira
