Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, bashkë me drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato kanë inspektuar sot kantierin e punimeve për rrugën Tiranë-Elbasan.
Ashtu siç ishte parashikuar, tha ajo rruga do të hapet brenda afatit të vendosur, pra, 17 maj.
Ndërkohë, ka shtuar më tej se karexhata e hapur është pajisur me të gjithë sinjalistikën e nevojshme.
“Tashmë janë përfunduar 95.3% e të gjitha punimeve. Pjesa e mbetur, siç folëm edhe me kompaninë do të dorëzohet sipas afatit të vendosur më 17 maj, që është pjesa e segmentit të fundit nga 12.8 km që sot u hapën.”
Ndërsa drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato, deri më 17 maj do të hapet dhe karexhata e mbetur nga Kthesa e Ibës deri tek tuneli.