Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balluku: Ndërtojmë rrugën që lidh Dibrën me Elbasanin

16:28 / November 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se tuneli i Murrizit pjesë e ”Rrugës së Arbrit” është vepra më e komplikuar infrastrukturore që është drejt përfundimit, ndërsa po ndërtohet rruga që lidh Dibrën me Elbasanin, që do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes qyteteve. ”Kalova nga tuneli i Murrizit, një tunel, i cili është i derdhur i gjithi në hekur për shkak të burimeve ujore, ku volumet rriten çdo herë që ka prurje”, tha ajo.

Balluku bëri të ditur se punimet për këtë vepër po avancojnë me intensitet. ”Kam parë se sot kanë mbetur disa qindra metra për armatimin e gjithë këtij tuneli të hekurt dhe pas pak muajsh rruga nga Shkalla e Tujanit, deri te tuneli i Murrizit do të jetë gati për të vazhduar me të gjitha tunelet e Rrugës së Arbrit dhe pjesa e aksit Maqellarë- Peshkopi, që do të shkurtojë ndjeshëm rrugën”, theksoi Balluku.

Ajo vuri në dukje se vështirësitë gjeologjike në këtë projekt, që kanë shtyrë punimet, po keqpërdoren nga opozita. ”Ky projekt i rëndësishëm i infrastrukturës, kjo rrugë me gjeologji tejet të vështirë po përdoret nga opozita, në një kohë kur kjo vepër është në interes të qytetarëve dhe zhvillimit, që solli distancën Dibër-Tiranë në 1 orë e 10 minuta dhe ata nuk e bënë kurrë, ndërsa ne e bëmë realitet, pasi qeveria Rama nuk ndërton vetëm në jug, por kudo”, u shpreh ministrja.

belinda balluku Diber elbasani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.