Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka pritur këtë të premte në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades Ventura. Sipas Ballukut, mes tyre u fol për marrëdhëniet dhe u shpreh angazhimi për të forcuar më tej bashkëpunimin. ”Kënaqësi të mirëprisja Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades Ventura, me të cilin diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona duke shprehur angazhimin e përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë”,-shkruan Balluku.
Postime te ngjashme
Add A Comment
