Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku shpjegon si do të ulen tarifat në Rinas

20:13 / February 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej vitesh, është fakt që aeroporti i vetëm ndërkombëtar “Nënë Tereza” është më i shtrenjti në rajon, por edhe më gjerë. Ndaj qeveria së bashku me koncesinarin e ri janë angazhuar për të ulur tarifat. Ministrja Belinda Balluku shpjegoi mekanizmat se si do të ulen tarifat.

“Koncesionari i ri ka pranuar rezultatet e kompanisë audituese BDO, e cila ka konkluduar për një disbalancë ekonomike në këtë koncesion, duke favorizuar ndjeshëm vetëm pronarët e këtij koncesioni. Ndaj koncesinari i ri do të nisë liberalizimin e shërbimeve të tokës, ku parashikohet shërbimi i parkimit, ai i furnizimit me karburant, i transportit etj. Këto janë detaje të parashikuara në kontratë, ku ofrimi i këtyre shërbimeve do të sjellë më shumë konkurrencë, e për rrjedhojë do të kemi ulje tarifash”, shpjegon ministrja në Vizion Plus.

Por pjesë e investimeve prej 99 milionë eurosh është edhe zgjatimi i pistës. Por si do të ndikojë kjo në uljen e tarifave?

“Zgjatimi i pistës do të bëjë që të ndryshojë kategorizimi i aeroportit sipas rregullave në fuqi. Kjo do të thotë se do të kemi mundësi që në këtë aeroport të ulen edhe avionë transoqeanik, duke ofruar linja direkte përtej Europës. Ky fakt është një element i shtuar për të patur tarifa më favorizuese në raport me transportin transit që ofrohet aktualisht”, sqaroi Balluku.

Kontrata e re pritet të miratohet në Parlament javën e ardhshme dhe ky fakt do të shënojë një etapë të re në shërbimin e aviacionit, ku për vite me radhë shqiptarët kanë paguar biletat më të shtrenjta në Europë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Laboratorë, bibliotekë e hapësira moderne, kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Astir

09:23 / November 10, 2026

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

09:20 / November 10, 2026

BE planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese në internet

09:18 / November 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.