Në një konferencë për mediet, ku i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Instrastrukturës Belinda Balluku sqaroi arsyet se pse u bë e mundur tani ulja e çmimit të energjisë elektrike. Balluku bëri me dije se arsyeja e parë lidhet me uljen e humbjeve në rrjet. Ndërsa arsyeja tjetër ka ardhur për shkak të perfomancës së sektorit energjetik dhe kompanive, që janë pjesë përbërëse e tij.
Balluku: Ditë e shënuar në sektorin energjetik shqiptar. Në vitin 2005, çmimet ishin me dy fasha, dhe sigurisht këto fasha kishin një ndarje, e cila na ka rezultuar se nuk ka qenë e studiuar. Në vitin 2010 çmimi ishte më i lartë pasi kishte abuzime.
Pse ulet çmimi? Nëse do krahasonim me 10 vite më parë, të gjitha çmimet janë rritur me 30%. Ndërkohë që çmimi i energjisë në Shqipëri… sot marrim vendim të rëndësishëm për ta ulur atë. Kjo vjen për shkak të performancës së sektorit. Ja kemi dalë pasi kemi përmbushur një nga kushtet teknike më të rëndësishme, që është ulja e nivelit të humbjeve duke e çuar në 17,93% krahasuar me 46% që ka qenë në vitin 2012. Të gjitha proceset e investimeve që kemi sot do na sjellin në një humbje të mëtejshme. 1% ulje korrenspondon me 7 milionë Euro kursim në vit për OSHEE.
Ky ka qenë elementi i parë. Një element tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me normën e arkëtimit, që ka ardhur në rritje. Në 2012-2013 norma e arkëtimit ishte 65% e energjisë të shitur, jo të prodhuar. Duke mos harruar faktin se 46% e energjisë shkon në humbje. Vetëm 65% e pjesës së mbetur, e 55%-it që tregtohej, arrihej që të mblidhej në të ardhura.