Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës hapet në fund të muajit

15:37 / December 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 12 06 143600
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që kalon në zonën e Shkozës, po vijon puna. Loti 4 është një lot shumë kompleks, pasi këtu nevojitej ndërtimi i një ure rreth 420 metra për të ardhur në të njëjtin nivel me lotin 3. Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje. Projekti e trajton zonën edhe me elementët urbanë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në këtë kantier, nga ku bëri të ditur se brenda datës 31 dhjetor të gjitha lotet e Unazës së Madhe do të jenë të aksesueshme për lëvizjen e mjeteve. “Planifikojmë që brenda fundit të këtij muaji, para datës 31 dhjetor që të dorëzojmë për akses të automjeteve të gjithë segmentin e Unazës së Madhe, pra pjesën e Unazës Lindore e cila ka qenë në ndërtim prej disa muajsh”, tha Balluku.

Sipas saj, tashmë veprat infrastrukturore nuk zgjasin më me vite por me muaj. Njëkohësisht, zv/kryeministrja Balluku informoi se e gjithë autostrada në ato zona ku ka intensitet ndërtimesh është e izoluar me pjesën e bllokimit të zhurmave. Zv/kryeministrja vuri në dukje se përfundimi i të gjitha loteve të Unazës u arrit edhe falë ekspertizës që tashmë kanë fituar kompanitë shqiptare.

“Shqipëria tashmë ka kompani që kanë kapacitete të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër kanë edhe ekspertizën e duhur. Me ndërtimin e të gjitha urave, tuneleve, autostradave me kritere, sinjalistikë e kushte sigurie të njëjta me ato të BE, mund të themi që kompanitë shqiptare tashmë janë më të përgatiturat në rajon. Kjo tregohet edhe në afatet e dorëzimit. Volumet të cilat po dorëzohen në këtë segment janë të jashtëzakonshme, të bëra në një kohë rekord. Kjo tregon kapacitetin dhe ekspertizën që kompanitë shqiptare tanimë kanë”, theksoi ajo.

Balluku shtoi se krijimi i këtyre eksperiencave është i rëndësishëm. “Shqipëria është tashmë një kantier i madh nga veriu në jug, ku po ndërtohen jo vetëm rrugë ndërqytetëse, autostrada të kategorisë “A”, por po ndërtohen porte dhe aeroporte që nuk kanë asgjë ndryshe nga veprat infrastrukturore të Europës”, tha ajo. Përfundimi i plotë i Unazës së Madhe të Tiranës, një segment prej 27 kilometrash të gjatë, do të lidhë kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare.

Balluiku unaza e madhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.