Sulmuesi italian, Mario Baloteli njihet për sjelljet e tij si “djal i keq” në fushën e blertë, sjellje të cilat i ka shfaqur disa herë edhe kundër trajnerëve.
Prandaj dhe u vendos në vështirësi kur u pyet për të ardhmen e tij pas 20 vitesh. Sulmuesi i Breshias u shpreh se nuk e di si do reagonte në rast se një futbollist i flet keq, ja përse e ka të vështirë ta mendojë veten si trajner.
“Kam një tip karakteri të veçantë dhe ndoshta nuk do të jem në gjendje të jem trajner. Nuk e di si do reagoja nëse dikush më përgjigjet keq. Nëse do të zgjidhja, atëherë do të stërvisja të vegjëlit,” deklaroi Baloteli në një lidhje në Instagram me “Er Faina”.