Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe ka kthyer në vendin e origjinës, në Costa Rika plot 41.7 ton banane.
Arsyeja ka qenë se produkti ka qenë i prishur dhe rezultonte me probleme për konsumin njerëzor. Ky është rezultati i kontrollit të ushtruar nga AKU në Durrës.
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.
AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore.
