Dy banda shqiptare që rivalizonin mes tyre për trafikune drogës dhe prostitucionit janë shkatërruar nga policia italiane në një operacion të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Modena.
Sipas mediave italiane, janë arrestuar disa persona nga të dy bandat, por pa dhënë detaje të tjera.
Operacioni nisi fill pas nje hetimi qe zbuloi se bandat shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Europa Lindore, biznes nga i cili fitonin 180 mijë euro në muaj.
Për këtë kishin pasur edhe rivalitet, e madje deri ne përplasje me arme zjarri. Ne aksion morën pjese mbi 50 police, qe bene kontrolle ne shume banesa te sinjalizuara si te anëtarëve te bandave.