Banka e Shqipërisë shprehet se nuk ka mundësi ligjore për të ndërhyrë në normalizimin e rënies së euros kjo për shkak të përcaktimeve ligjore. Megjithatë në prezantimin e situatës financiare theksohet se ekonomia është stabël ndërsa raportohet rritje e depozitave dhe të kredive.
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në tregun e kursit të këmbimit pavarësisht rënies së euros. Në prezantimit e raportit të gjashtëmujorit të dytë të 2022 u theksua se kjo është çështje e rregulluar me ligj.
Sa i përket situatës financiare, bëhet e ditur se qytetarët në këtë periudhë kanë shtuar depozitat në banka me rreth 60 miliardë lekë më shumë, ndërsa bizneset 22 miliardë më tepër.
Rritje ka shënuar edhe vlera e kredive që kanë marrë gjatë kësaj periudhe, ku për invidët dhe subjektet përkatësisht ishte 27 dhe 18 miliardë lekë më shumë.
Institucioni qëndror financiar në vend, shprehet se sektori bankar nuk rezikohet nga goditjet që vijnë për shkak të situatës ekonomike. Kjo për faktin se kanë pasur tepricë të të ardhurave dhe fitimet neto i tyre në 2022-in ishte 22 miliardë lekë. Një lajm i mirë është që çmimet e hidrokarbureve në tregjet ndërkombëtare po shënojnë rënie.