Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës miraton kredi për Kosovën

21:51 / May 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka per zhvillim
The Euro Symbol in front of the European Central Bank in Frankfurt, Germany
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB), ka miratuar një kredi për Kosovën, në vlerë prej 35 milionë eurosh. Banka ka thënë se synon t’i mbështesë përpjekjet e autoriteteve kosovare për të ofruar kujdes shëndetësor për ata që preken nga pandemia e koronavirusit.

Kjo Bankë ka miratuar gjithashtu një grant prej 1 milion eurosh si subvencion për normën e interesit të kredisë. “Kredia e bankës do të mbulojë kostot e kujdesit urgjent shëndetësor dhe do të mundësojë ngritjen e njësive të specializuara, në spitale të zgjedhura, si dhe blerjen e pajisjeve për trajtim dhe diagnostikim” është thënë në njoftimin e Bankës.

Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës ka thënë se ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 5 për qind këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe ka vlerësuar se shpenzimet për kujdesin shëndetësor dhe masat ekonomike, si rezultat i pandemisë, do të jenë rreth 280 milionë euro.

Zëvendësministri në detyrë i Financave në Kosovë, Agim Krasniqi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha kreditë që i merr Kosova do të jenë pjesë e një fondi të konsoliduar, i cili përdoret për të mbuluar masat e miratuara tashmë nga Qeveria në detyrë. Krasniqi ka shtuar se nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në përputhje me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend nga shumica prej dy të tretave.

“Sesa do të zgjasë kjo, varet. Bëhet fjalë për marëdhëniet në mes të Qeverisë dhe Kuvendit dhe kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që duhet të ratifikohet me shumicën e dy të tretave”, ka thënë Krasniqi.

Për të forcuar sistemin shëndetësor në luftën kundër koronavirusit, Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar më 8 maj, nismën për të nënshkruar marrëveshje me Bankën Botërore për kredi në vlerë prej 48 milionë dollarësh.

Në muajin prill Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar po ashtu një kredi në vlerë të 52 milionë eurosh.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Krasniqi po ashtu ka thënë se Kosova është në negociata me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një kredi prej 25 milionë eurosh, e cila do të mbështeste likuiditetin e kompanive publike.

Nga Komisioni Evropian po ashtu është premtuar një kredi prej 100 milionë eurosh.

“Gjithçka është në fazën e negociatave. Fondi i premtuar nga Komisioni Evropian është po ashtu në fazën e negociatave dhe duhet të miratohet nga qeveria dhe më pas parlamenti”, ka thënë Krasniqi.

Banka ceb evropes Kosoven kredi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.