Mbrëmë në Prime banorët e ”Big Brother Albania Vip 4” u vendosën përballë një sfide interesante dhe njëherazi sfiduese: atyre iu prezantuan disa tituj lajmesh, dhe detyra e tyre ishte të dallonin se cilët ishin të vërtetë dhe cilët jo. Një nga lajmet që shkaktoi reagime dhe debat mes tyre kishte titullin: ”Donald Trump zgjedh Shqipërinë për pushime! Kalon 3 ditë në Sazan mes luksit dhe misterit”.
Në mënyrë të papritur, shumica e banorëve vendosën të anojnë nga kolltuku i së vërtetës, duke besuar se ish-presidenti amerikan kishte vizituar vërtet Shqipërinë dhe kishte kaluar disa ditë në ishullin e Sazanit. E vetmja që qëndroi skeptike dhe insistoi se lajmi ishte i pavërtetë ishte Loredana. Ajo vazhdimisht i nxiti banorët të anojnë nga kolltuku tjetër, duke argumentuar: ”Nuk ka luks në Sazan”.
Ky moment shkaktoi të qeshura dhe diskutime mes banorëve, duke treguar sa e vështirë mund të jetë dallimi mes lajmeve të vërteta dhe atyre sensacionale që qarkullojnë në media. Sfida, përveçse argëtuese, nxiti edhe reflektim mbi ndikimin e informacionit dhe sa lehtë mund të mashtrohemi nga titujt bombastikë.